Header

Britney Spears dhe Sam Asghari ndahen 1 vit pas martesës!

Britney Spears dhe partneri i saj, Sam Asghari janë ndarë pas një grindjeje të fortë ku u përmendën edhe akuza për tradhti, raporton “TMZ”.

Burime të afërta për çiftin janë shprehur se rreth një javë më parë, Sam debatoi me Britney duke i thënë se ajo e kishte tradhtuar. Nuk dihet nëse akuza e tij është e bazuar, por Sam beson se kështu ka ndodhur dhe kjo solli përplasje mes çiftit.

“Ata janë të ndarë dhe kjo është më e mira për Britney,” tha një burim për NBC News.

Sipas burimeve, çifti po has probleme prej muajsh. Më parë është raportuar se Sam nuk qëndronte shumë në shtëpi ndërsa Britney kishte nisur të përplasej fizikisht me të.

Çifti u njoh në vitin 2016 gjatë xhirimeve të një videoklipi dhe që atëherë ishin të pandarë. Ata u martuan në një ceremoni në shtëpinë e këngëtares amerikane në Los Anxhelos në qershor 2022.

You may also like ...