Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi në rrjet u përfol për një shtatzëni të mundshme, por ajo i ka hedhur poshtë njëherë e mirë këta zëra.
Përmes një Instastory, Bora ka treguar se në fakt janë vetëm ca kile të tepërta që ajo i ka marrë, dhe se ka filluar të ushtrojë.
“Ju tregoj për sa kohë do ndryshojë, që të mos kem më lajme shtatzënie”, ka shkruar ajo sipër fotografisë.
Kujtojmë se çifti Bora-Donald janë një prej çifteve më të dashura për publikun, madje shumë shpejt ata do të vijnë me një film së bashku.
- Shtëpia ikonë e “Barbie” do të jepet me qira për fansat deri më 21 Korrik
- Pulovra me delen e zezë e Lady Dianës del në ankand