Header

Bleona dhe Besi sulmojnë “Haters”-at

Ashtu siç kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Haters” titullohet kënga e re e saj, e cila është e zhanrit RnB.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vetë Bleona e cila godet fenomenin e komenteve negative ndaj personave të famshëm.

Duke qenë se kënga u publikua më 8 mars, në atë që njihet si dita e gruas në mbarë botën, këngëtarja Qereti nuk hezitoi t’u bëjë një dedikim të gjithë femrave në rrjetin social Instagram.

“Unë e shkrova këtë këngë për të gjitha gratë e forta atje! Mos lejoni askënd ose asgjë të qëndrojë midis jush dhe ëndrrave tuaja! Gëzuar 8 Marsin”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Në klip shfaqet edhe komediani Bes Kallaku, i cili luan rolin e njerëzve që vjellin vrer në rrjete sociale.

You may also like ...