Header

Billie Eilish thyen rekord, 100 milionë dëgjues mujor në Spotify

317261-A7-002 001

Billie Eilish është bërë artistja e tretë që arrin 100 milionë dëgjues mujor të Spotify.

Këngëtarja pasoi The Weeknd, i cili kryeson listën me 107 milionë dëgjues mujorë në platformën e transmetimit të muzikës dhe Taylor Swift, e cila ka 102 milionë dëgjues mujor të Spotify.

Të dy kanë mbi dyfishin e numrit të këngëve në Spotify sesa Eilish, me këtë të fundit që ka vetëm 82 këngë në platformë.

Ajo gjithashtu bëru histori si më e reja që arrin 100 milionë dëgjuesit mujorë.

Duke folur për arritjen, Jeremy Erlich, kreu global i muzikës i Spotify tha për Billboard: “Spotify ka qenë pjesë e historisë së Billie që nga fillimi. Që nga “Ocean Eyes”, ajo e ka rritur vazhdimisht numrin e ndjekësve të saj në mbarë botën. Ajo që Billie dhe vëllai bashkëpunëtor Finneas kanë arritur që nga viti 2016, është mjaft e jashtëzakonshme dhe e gjithë kjo deri në moshën 22 vjeçare.”

You may also like ...