Tenori i njohur shqiptar Armaldo Kllogjeri, i njohur tashmë për publikun si ‘Maestro’ ka rrëfyer detaje nga jeta e tij pas pjesëmarrjes në BBV.
Maestro është kthyer në një prej personazheve më të komentuar të momentit që pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother Vip.Ai u bë pjesë e ngjarjeve dhe dinamikave të ndryshme, duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendje të madhe por edhe duke fituar simpatinë e publikut.
E tanimë Big Brother ka përfunduar dhe sh-banori së bashkë me banorët e tjerë i janë rikthyer normalitetit.
Armaldo Kllogjeri ka treguar se si po i shkon jeta pas kësaj eksperience të vyer, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se tanimë ai nuk është më pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit, pasi ai është shkarkuar nga puna.
I ftuar mbrëmë në “Më lër të flas”, Armaldo tha se u shkarkua nga institucioni pasi kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar, por do të rikthehet sërish.
“Jam ende pa punë në Institucionin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Qëlloi një situatë dhe periudhë paksa e ndërlikuar se ishin zgjedhjet dhe nuk kisha mundësi të rifilloja përsëri. Duke qenë se kishte mbaruar afati lejes që unë kisha kërkuara, automatikisht drejtoria apo administrata zbatuan ligjin për të më pezulluar nga puna”, u shpreh Armaldo.
E teksa u pyet se kur ka ndërmend të rikthehet, Armaldo tha se do i bashkohet përsëri Teatrit të Operas dhe Baletit sapo të hapen audicionet.
Tutje ai tha se me të vërtetë qëndrimi në shtëpinë Big Brother u bë shkak për largimin e tij nga puna por i hapi rrugën drejt publikut.
“Për të arritur qëllimet në jetë duhet të sakrifikohesh. Qëllimi im të njihesha më shumë në publik që kishte një shikueshmëri të jashtëzakonshme, por edhe për të përçuar disa vlera familjare apo njerëzore që nuk po i përmend sepse besoj janë vënë re brenda shtëpisë”-tha Armaldo.
- Artisti shqiptar krijon tavolinën me të shtrenjtë në botë, kushton 1 milionë e 890 mijë euro
- Kush do të jenë trashëgimtarët e 250 milionë dollarëve të Tina Turner?