Beyoncé është padyshim një nga artistet më të mira të dy dekadave të fundit. Por me një famë të tillë, pasojnë probleme të padëshiruara.
Beyonces, i është ndaluar të darkojë në restorante publike.
Sipas podcast-it “Brilliant Idiots”, të bashkë-organizuar nga Andrew Schulz dhe Charlamagne Tha God, shkak i “ndalimit” është bërë fama që Beyonce ka,
ky i fundit pohoi në mënyrë tronditëse se Beyonce i ndalohet të hajë darkë në publik për shkak të frikës nga zhurma publike.
“Ajo është e ndaluar të shkojë në restorante,” pohoi ai në podcast.
Duke shtuar, “Është në fakt kjo gjë e quajtur, si “Ligji i Michael Jackson”. Sepse Michael nuk mund të shfaqej kudo, ai nuk mund të ecte përreth. Do të shkaktonte histeri,” -tha ai.
Në qoftë se këngëtarja do të darkojë në një vënd publik do të krijohej një kaos tepër i madh dhe i vështirë për tu kontrolluar. Ky rregull vlen për Beyoncen dhe për restorantet.
- Feston sot ditëlindjen, Bora Zemani i bën dedikimin e veçantë Donald Veshajt!
- Dy vite pas tragjedisë së Astroworld, Travis Scott njofton turneun e ri