Diva e muzikës, Beyonce ka rrëfyer në një intervistë me Essencé për lidhjen që ka me flokët. Rrëfimi i këngëtares vjen pas sipërmarrjes së saj të re, një linjë kujdesi për flokët. Beyonce zbuloi për herë të parë se vuan nga psoriasis dhe tregoi se ka kujtime nga fëmijëria kur i ati i mjekonte skalpin.
“Kam kujtime shumë të bukura të lidhura me flokët e mi. Marrëdhënia që kemi me flokët tanë është një rrugëtim shumë personal. Që nga fëmijëria në sallonin e nënës time te im atë që më lyente skalpin me vaj për të më mjekuar psoriazën, këto momente kanë qenë të shenjta për mua”, tha ajo.
Sëmundja autoimunitare psoriasis bën që trupi të prodhojë qeliza të reja lëkure me tepricë duke shkaktuar pulla dhe kruarje në skalp, bërryla, gjunjë dhe zona të tjera të trupit.
“Prerja e flokëve ishte rebelimi im kundër gruas që shoqëria mendon se duhet të jem. Isha një nënë e re dhe diçka që lidhej me çlirimin e të qenit nënë më bëri t’o pres. Ishte një demonstrim fizik imi që hiqja të gjitha pritshmëritë ndaj meje. Ishte çfarë kisha nevojë të bëja. Pas kësaj, u bëra shumë e guximshme. Ishte hapi i parë drejt vendimeve më të guximshme që kam bërë në jetën dhe karrierën time që më kanë udhëhequr drejt asaj që jam tani”, tha ajo.
- Elon Musk nominohet për Çmimin Nobel për Paqe
- Kulla Eifel vazhdon të qëndrojë e mbyllur për të tretën ditë radhazi