Header

Bebe Rexha shfaqet si gjethe kanabisi teksa performon në “Jimmy Kimmel Live”

Bebe Rexha ka treguar se është shumë guximtare dhe nuk ka frikë të eksperitmentojë.

Shumë i guximshëm ishte edhe look-u i saj për performancën e “Satellite” në “Jimmy Kimmel Live”.

Këngëtarja 33-vjeçare kishte veshur një kostum të gjelbër me disa gjethe pas shpinës, duke marrë kështu pamjen e një gjetheje kanabisi.

https://youtu.be/ojNp7qLxSKU

Ajo promovoi album e saj më të ri “Bebe”, i cili u publikua të premten, një album kryesisht pop.

Zgjedhja për t’u shfaqur me një kostum jeshil me gjethe kanabisi nuk ishte rastësi pasi albumi flet edhe për marihuanën, të cilën u shfaq duke e pirë edhe me një nga artistët që bashkëpunoi, Snopp Dog, në këngën e tyre Satellite.

Pjesë e albumit janë edhe dy bashkëpunime shumë të suksesshme: “Seasons” me Dolly Parton, “I’m Good (Blue) me David Guettan.

“Po, unë isha një gjethe gjigante e barërave të këqija për performancën time në ‘Jimmy Kimmel Live’. Një gjethe sativa për të qenë të saktë. Faleminderit Marta Del Rio që më ndihmove të realizoj idenë time”, shkroi Rexha në Instagram.

You may also like ...