Header

Bebe Rexha nominohet për një çmim të rëndësishëm në “People’s Choice Awards 2023”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është nominuar për një tjetër çmim të rëndësishëm. Ajo këtë herë është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë crossover e vitit”, (me termin ‘crossover’ i referohen një kënge që tërheq audienca të ndryshme nga zhanre të ndryshme.

“Seasons” është kënga me të cilën 33-vjeçarja ka arritur të nominohet në këtë kategori, në eventin e madh të ndarjes së çmimeve People’s Choice Awards 2023.

Kënga “Seasons” vjen në bashkëpunim me legjendën e muzikës country, Dolly Parton, dhe është publikuar sivjet në kuadër të albumit “Bebe” nga Bebe Rexha, të cilin e ajo e publikoi në prill të këtij viti.

Bebe reagoi me një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), duke shkruar: “People’s Choice Country Awards, nominuar për çmimin ‘Kënga më e mirë crossover’! Dolly Parton, të dua. Votoni për ‘Seasons’.

Bebe këtë vit ka qenë e nominuar edhe për çmimin Grammy në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, por fitoi Beyonce. Ajo ka gjithashtu një nominim në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, që do të mbahet në shtator.

You may also like ...