Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha është shfaqur së fundmi për numrin e ri të revistës ‘Elle Brasil‘.
36-vjeçarja u shfaq unike dhe plotë vetëbesim ndërsa edhe foli për fillimet e karrierës. Mes të tjerash, gjatë intervistës ajo u ndal te prejardhja e saj shqiptare, duke treguar se si babai i emigroi nga Shqipëria për në Amerikë.
“Gjithmonë kam punuar shumë. Këtë e kam trashëguar nga babai im. Ai emigroi nga Shqipëria dhe iu desh të luftonte për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara. Kështu që mora vendosmërinë e tij dhe fillova të punoja, duke ndarë muzikën time në çdo mënyrë të mundshme.
Në moshën 16-vjeçare, tashmë kisha disa këngë të shkruara dhe ua dërgoja producentëve dhe artistëve në New York, ku jetoja. I publikova edhe në Myspace dhe puna filloi të shfaqej. Unë thjesht vazhdova të shkruaja dhe të lidhesha me njerëzit. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të hyrë në industri”, ka treguar Bebe.
- Spotify shpall 29 shtatorin si “Dita e Shakirës”
- Sofia Vergara flet për divorcin e saj: Ka qenë një vit shumë interesant për mua!