Bebe Rexha zbuloi se Sindroma e Vezores pPolicistike e bëri të shtonte mbi 13 kilogramë.
“Unë shkova te mjeku vitin e kaluar – dhe shumë gra në fakt e kanë këtë dhe nuk e dinë – por ata më diagnostikuan me PCOS, që është Sindroma e Vezores Policistike”, tha Rexha në “The Jennifer Hudson Show”. Ajo shtoi se çrregullimi hormonal është “një nga shkaqet kryesore pse gratë shtojnë peshë dhe janë obeze”.
“Unë fitova 13 kilogramë kaq shpejt, ndoshta pak më shumë. Por ne duhet të jemi pozitivë dhe thjesht t’u tregojmë njerëzve dashuri.”
Muajin e kaluar, këngëtarja 34-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, reagoi ndaj përdoruesve në TikTok që kanë komentuar peshën e saj, me të cilën ajo ka “luftuar gjithmonë”. Edhe pse Rexha thotë se e di që kritikat janë vetëm pjesë e të qenit në sy të publikut, këngëtarja tha se dëshiron që njerëzit të ndalojnë me këto komente.
“Isha shumë më e dobët dhe fitova pak peshë. Unë nuk jam e mërzitur për këtë sepse është e vërtetë, por kur sheh gjëra të tilla, të mërzisin. Ju nuk e dini se çfarë po kalon dikush në jetën e tij, kështu që është disi e vështirë. Por mendoj se jemi në vitin 2023… nuk duhet të flasim për peshën e njerëzve”, shtoi ajo.
Rexha ka qenë shumë e hapur për këtë temë në të kaluarën, duke pranuar në vitin 2021 se i vinte turp nga trupi i saj.
“Unë u peshova tani dhe nuk ndihem rehat ta ndaj peshën me ju sepse ndihem në siklet”, tha Rexha mes lotësh në TikTok. “Unë thjesht ndihem e neveritshme me trupin tim.”
Fituesja e Grammy-it madje u tha fansave në atë kohë se ndoshta do të bënte një pushim nga mediat sociale sepse nuk “ndihej mirë në lëkurën e saj”. Fatmirësisht, këngëtarja rifitoi besimin e saj dhe u kërkoi fansave të “normalizonin” gratë me peshë në një video të veshur me të brendshme disa muaj më vonë.
- Georgina Rodriguez shkëlqen me fustan të zi në amfAR Gala 2023 në Kanë
- Kjo unazë në gishtin e këmbës së Rihanna-s kushton 1 milion dollarë