Është përfolur gjatë kësaj kohe se Bad Bunny dhe Kendall Jenner janë në një romancë dhe dyshja duken të vendosur për ta mbajtur jetën e tyre private larg syrit të publikut.
Pavarësisht daljeve të shumta së bashku, dyshja ka preferuar të heshtë, duke iu shmangur çdo pyetjeje se çfarë po ndodh.
Por, së fundmi reperi portorikan ka dhënë një intervistë për “Rolling Stone” dhe ndër të tjera ka dashur të bëjë të qartë se jeta e tij personale është e vetmja gjë që i ka mbetur për të mbrojtur.
Kur iu kërkua më tej të sqaronte deklaratën e tij dhe nëse është në lidhje me supermodelen apo jo, reperi tha: “Kjo është përgjigjja e vetme. E vetmja gjë që më ka mbetur është jeta ime private”.
Thashethemet për një romancë mes Kendall Jenner dhe Bad Bunny filluan në Shkurt pasi të dy u panë duke dalë nga i njëjti restorant në Beverly Hills. Ajo ishte dalja e parë, por jo e fundit në muajt që pasuan.
- Gafa e Biden bëhet virale, ngatërron himnin kombëtar të SHBA-së me atë të Indisë
- Mozzik dhe Loredana rikthehen sërish bashkë?!