Avril Lavigne dhe Tyga janë ndarë vetëm katër muaj pasi bënë publike romancën e tyre.
38 vjeçarja dhe reperi, 33 vjeç, të cilët u lidhën për herë të parë në shkurt pasi u fotografuan së bashku në Malibu, thuhet se janë ndarë ‘disa javë më parë’ – por mbeten në marrëdhënie të mira. Sipas TMZ, zgjedhja e Avril dhe Tyga për t’i dhënë fund lidhjes së tyre ishte një ‘vendim i ndërsjellë’ dhe nuk ka ‘luftë’ mes çiftit.
Pavarësisht se bënë një sërë paraqitjesh publike ku dukeshin shumë të dashuruar që nga fillimi i romancës, raportohet se gjërat mes tyre thjesht nuk kanë funksionuar. Ndarja vjen pasi Avril përfundoi datën e fundit të turneut të saj botëror ‘Love Sux’ muajin e kaluar. Gjatë pjesës evropiane të turneut të saj, rokerja u shfaq me një varse prej 80 mijë dollarësh prej diamanti që Tyga i bleu asaj.
Ndërsa Tyga – emri i vërtetë i të cilit është Micheal Ray Stevenson – ka qenë gjithashtu i zënë, pasi thuhet se është duke punuar me muzikë të re. Avril konfirmoi në mars lidhjen me Tyga, pas ndarjes së saj nga i fejuari Mod Sun, me të cilin u fejua gjatë një udhëtimi në Paris të marsit 2022.
Avril Lavigne dhe Tyga më pas u shfaqën duke u puthur në festën Mugler x Hunter Schafer gjatë Javës së Modës në Paris. Këngëtarja u divorcua më parë nga Chad Kroeger në vitin 2015 pas dy vitesh martesë, dhe para tij ka qenë e martuar me Deryck Whibley deri në vitin 2010.
Tyga – i cili u takua me Kylie Jenner kur ajo ishte 16 vjeç – është baba i djalit 10-vjeçar King Cairo Stevenson nga lidhja e tij gati tre-vjeçare me ish të fejuarën Blac Chyna, e cila përfundoi në 2014.
- 700,000 gjethe ari, kjo është shtëpia më e shtrenjtë në Dubai
- Ylli i futbollit kundër bashkatdhetares Shakirës: Pique është një person i mirë