Header

Arnold Schwarzenegger ndalohet në aeroportin e Mynihut, nuk deklaroi orën luksoze

Aktori i njohur hollivudian Arnold Schwarzenegger shtë ndaluar në aeroportin e Mynihut pasi nuk ka deklaruar në doganë orën e shtrenjtë “Audemars Piguet”, për të cilën është dashur të paguajë një gjobë prej 35.000 euro, pas së cilës është liruar.

Sipas asaj që shkruan britanikja The Guardian, aktori austriak dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, u ndalua mbrëmjen e së mërkurës në zonën doganore të aeroportit pasi kishte mbërritur në Gjermani nga SHBA.

Mediat gjermane raportuan më herët se zyrtarët e doganës kishin gjetur një orë luksoze në valixhen e Schwarzenegger-it, e cila kishte mbërritur me një fluturim nga Los Angeles.

Gazeta gjermane shton se Schwarzenegger-i është dashur të paguajë gjysmën e gjobës me para në dorë, por duke qenë se nuk kishte me vete 17 mijë e 500 euro, zyrtarët e aeroportit e kanë shoqëruar në bankë për të tërhequr paratë, ndërsa pjesën tjetër e ka paguar me kartë.

Aksesori luksoz pritej që të vihej në ankand, në një mbrëmje bamirësie të iniciativës klimatike të Schwarzenegger, në resortin e skisë të Kitzbühel, që do të zhvillohet mbrëmjen e së enjtes.

Arnold Schwarzenegger held at Munich airport after failing to declare  expensive watch | CNN

You may also like ...