Header

Ariana Grande rikthehet me album të ri në vitin 2024

Ylli i muzikës pop, Ariana Grande do të  rikthehet me një album të ri në vitin 2024. Kështu të paktën ka bërë të ditur këngëtarja e njohur në një sërë postimesh në rrjetet sociale.

Ky është albumi i saj i shtatë me radhë dhe i pari që nga albumi “Positions” e vitit 2020.

“Shihemi më vonë”, shkruan ajo në një nga fotot e shpërndara në postim, i cili përfshinte pamjet nga prapaskenat e regjistrimit me producentin e saj suedez, Ilia Salmanzade.

Megjithëse ajo është shfaqur në një sërë këngësh remiksesh të njëpasnjëshme me The Weeknd për “Save Your Tears” dhe “Die for You” të cilat kryesuan listat muzikore Ariana Grande nuk ka publikuar një album të ri që nga viti 2020.

Ky projekt muzikor vjen edhe pasi artistja u komentua edhe për jetën private që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Dalton Gomez.

You may also like ...