E teksa edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” po afron, në media po qarkullojnë lajme se moderatorja e këtij ‘reality show’ mund të mos jetë Arbana Osmani.
Burime pranë Top Channel për “Anabel” kanë konfirmuar se moderimi i “Big Brother VIP” mbetet i paqartë për shkak të një ‘ngërçi’ mes administratorëve të televizionit dhe Arbana Osmanit. Ky ‘ngërç’ mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar.
Gjithashtu bëhet me dije se brenda televizionit nisur të qarkullojnë emra të tjerë për moderimin e këtij ‘reality show’, si Ledion Liço dhe Bora Zemani.
Nëse vërtet Ledioni Liço do të prezantojë këtë format, kjo nuk do të jetë hera e tij e parë pasi ai ka prezantuar edicionin e tetë të “Big Brother”.
Kujtojmë që si Ledioni ashtu edhe Bora, për momentin janë të dy të angazhuar me “Dancing With The Stars”, Liço si producent dhe Zemani si moderatore.
- Robert De Niro në gjyq, ish-asistentja e tij e akuzon për abuzim verbal
- Ylli i ri më i pasur në Britani, Harry Styles zë vendin e parë! Ku renditet Dua Lipa?