Header

Anna Wintour zbulon se cilin personazh nuk do ta ftojë kurrë në “Met Gala”

Çdo vit, Anna Wintour harton me kujdes listën e të ftuarve për çdo “Met Gala”.

“Met Gala 2024” ashtu si çdo herë u zhvillua të hënën e parë të muajt maj në Muzeun Metropolitan të Artit ku yje të shumtë u mblodhën për të festuar eventin më të madh të modës.

Mirëpo, Anna Wintour teksa u shfaq së fundmi në The Late Show me James Corden zbuloi se cilin personazh të famshëm nuk do të ftonte kurrë në “Met Gala”.

Gjatë një loje të “Spill Your Guts or Fill Your Guts”, James Corden e pyeti Anën, “Kë nuk do ta ftoje kurrë përsëri në Met Gala?”

Anna rrezikonte të hante një ushqim të neveritshme nëse nuk i përgjigjej pyetjes. Ndaj ajo tha emrin e Donald Trump. Kujtojmë se Trump dhe gruaja e tij u shfaqën për herë të fundit në Met Gala në vitin 2012.

You may also like ...