Moderatorja Alketa Vejsiu është nisur sot për në Itali, për të prezantuar Sanremon, që nis me 4 shkurt.
Përmes një postimi në Instagram, ku është gati të ngjitet në bord, Alketa ka kërkuar që të gjithë shqiptarët t’i urojnë fat në këtë eksperiencë të re dhe të vlefshme për të.
“Destinacioni, Sanremo. Më uroni fat Shqipëria. Ju dua shumë!”, shkruan Alketa.
Vëmë re se Alketa po fluturon me Air Albania dhe ne gëzohemi kur shohim kaq shumë emra shqip nëpër botë