Ylli i kinematografisë botërore, Al Paçino, dhe partnerja e tij 29-vjeçare Noor Alfallah, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Mësohet se Alfallah paraqiti dokumente ligjore në Los Anxhelos për të kërkuar kujdestarinë e plotë fizike të foshnjës, duke shtuar se ajo dëshiron që aktori 83-vjeçar të ketë “vizitim të arsyeshëm”.
Sipas mediave të huaja ajo i tha gjykatës se ishte e gatshme t’i jepte Al Paçinos kujdestarinë e përbashkët ligjore të djalit të tyre të vogël, gjë që do t’i jepte atij të drejta për çështjet që lidhen me arsimin, fenë, trajtimin mjekësor dhe më shumë.
Kujtojmë se Pacino dhe Alfallah janë lidhur në prill të vitit 2022 dhe mirëpritën djalin e tyre më 6 qershor 2023 në një prej spitaleve në Los Anxhelos.
- Joe Jonas dhe Sophie Turner konfirmojnë zyrtarisht ndarjen
- “Nata më speciale ndër vite”: Stresi publikon të dashurën e re!