Header

Akuzohet për ngacmime seksuale, përgjigjet James Franco

Aktori i famshëm i filmit “127 Hours”, James Franco është gjendur sërish përballë akuzave për ngacmime seksuale nga ish-studentet e tij të aktrimit.

Vajzat e quajtura Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal, muaj më parë kanë ngritur akuza ligjore kundrejt aktorit të nominuar për çmim “Oscar” me pretendimin se ai i ka ngacmuar dhe u ka kërkuar favore seksuale.

41-vjeçari ka reaguar për herë të parë pas këtyre akuzave që u shtohen të tjerave që nga viti 2017-të. Ai theksoi se asgjë nuk është e vërtetë, ai nuk ka ngacmuar asnjë nga vajzat e aq më pak tu kërkojë atyre favore seksuale.

Sipas Franco ato kërkojnë vëmendje mediatike dhe sigurisht që këtë e kanë marrë pas lajmeve të shumta në taboide.

You may also like ...