Lea Michele raportohet se ka disa lajme të shkëlqyera për t’i ndarë me fansat e saj.
Ylli 33-vjeçar është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, sipas People. Kanë kaluar vetëm një vit që kur këngëtarja dhe aktorja u martua me bashkëshortin e saj, Zandy Reich, 37-vjeçar.
“Ata gjithmonë kanë dashur të jenë prindër”, ka thënë një burim pranë tyre.
Lea nuk është parë në publik që disa muaj, teksa paraqitja e fundit e saj ishte në dhjetor.
Michele filloi të takohej me Zandy në korrik të vitit 2017 dhe ai i propozoi asaj në prill 2018.