Header

A janë çift Shakira dhe Lewis Hamilton?

Shakira dhe Lewis Hamilton janë në qendër të vëmendjes mediatike sa herë që janë bashkë. Së fundmi ata janë parë në disa takime dhe ndonëse janë munduar ta mbajnë sa më private, njohja e tyre nuk kalon pa u vënë re.

Një burim i brendshëm tha se, “Ata po kalojnë kohë së bashku dhe janë në një fazë njohje. Ata kanë lënë të kuptohet se janë bashkë pasi u panë në një jaht, ndërsa janë parë edhe duke darkuar bashkë në lokacione të ndryshme”.

Pas ndeshjes në Gran Prix të Barcelonës ata janë parë duke darkuar së bashku falë një postimi në Instagram të Mustafa Poetit. Në foto, Lewis Hamilton shihej duke mbajtur me dashuri prej beli Shakirën.

Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar e as mohuar lidhjen e tyre, megjithatë, kur Shakira foli për gazetën meksikane Milenio, ajo pohoi se “po rizbulonte dashurinë dhe gjithashtu donte ta gjente atë”.

Është e kuptueshme që spekulimet për lidhjen e tyre janë të larta në këtë moment pasi që të dy janë vazhdimisht para kamerës, Lewis Hamilton ka qenë konkurrues në F1 duke përfaqësuar Mercedez Benz ndërsa Shakira ka publikuar materiale ku ka trajtuar ndarjen me futbollistin e njohur.

Shakira prej një viti i ka dhënë fund lidhjes me Gerard Pique; ndërkohë që Lewis Hamilton gjithashtu ka patur një lidhje publike shumë të komentuar, me këngëtaren Nicole Scherzinger e cila përfundoi në vitin 2015.

You may also like ...