Header

A është Selena Gomez në një lidhje dashurie?

Detaje të reja janë zbuluar rreth jetës private të Selena Gomez. Së fundmi një burim ka konfirmuar se aktorja po bën takime, por nuk është në një marrëdhënie.

“Selena po bën takim dhe po ndihet mirë”, thotë burimi. “Ajo po bën gjënë e saj dhe nuk ndjen asnjë lloj presioni për të qenë në një lidhje. Ajo është vetëm duke u fokusuar në atë që është më e mira për të tani dhe ka qenë shumë në harmoni me ruajtjen e kufijve të saj”.

Artistja u përfol për një romancë dashurie me Chainsmokers Drew Taggart në fillim të këtij viti, ndërkohë që në mars u pa duke u puthur me Zayn Malik gjatë një darke në NYC.

Megjithatë, ajo është ende beqare. Në shtator, themeluesja e “Rare Beauty” konfirmoi se nuk është në një lidhje në TikTok . Në video, Selena  sinkronizon buzët me një këngë dhe thotë: “E merrni me mend kush ka të dashur? Unë jo”.

Ndërsa vetë është single, Gomez ka shprehur mbështetjen për mikeshat e saj që janë në një lidhje. Një burim i tha ET në fillim të këtij muaji se aktorja e Wizards of Waverly Place është e lumtur për historinë e dashurisë së shoqes së saj Taylor Swift me Travis Kelce.

“Selena mendon se kjo është marrëdhënia më serioze e Taylor. Ajo është një mbështetëse e madhe e saj dhe Travis. Selena dhe Gigi shohin se sa i respektueshëm është Travis dhe se ai e trajton atë si një mbretëreshë. Ato janë të lumtura për të dy.” u shpreh burimi.

You may also like ...