Header

A do të shohim një vazhdim të filmit hit “Barbie”?

Producentja e filmit Warner Bros, Pam Abdy, e ka bërë të qartë se dëshiron një vazhdim të filmit ‘Barbie’. Abdy foli për BBC dhe zbuloi se Warner Bros dhe regjisorja e ‘Barbie’ Greta Gerwig janë në diskutime rreth kthimit në botën unike të ‘Barbie’.

CEO i ‘Warner Bros Motion Picture Group’ shprehu gjithashtu keqardhjen që Gerwig dhe Margot Robbie nuk morën nominime për Oscar.

Filmi ‘Barbie’ deri më tani ka arritur në 1.45 miliardë dollarë në arkat globale dhe hyri në ceremoninë e së dielës në “Oscar” me tetë nominime duke fituar vetëm një, për këngën më të mirë origjinale.

Sipas BBC, Gerwig, e cila përshtati skenarin me bashkëshortin e saj Noah Baumbach, është e hapur ndaj idesë së një vazhdimi nëse gjen “sfondin e duhur” për filmin.

You may also like ...