Header

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas që në Shqipëri njihet edhe si dita e Nënës. Në këtë ditë shprehet mirënjohja për kontributin e madh të grave dhe vajzave jo vetëm brenda familjes por edhe në shoqëri dhe vendet e punës.

Lulet dhe dhuratat nuk mungojnë këtë ditë për të gjitha gratë dhe vajzat, ndërsa është e zakonshme organizimi në kolektiva për të festuar një ditë ndryshe, larg angazhimeve familjare apo të punës.

Dita Ndërkombëtare e Gruas u shpall e tillë në kujtim të ngjarjes së  8 marsit 1857, kur rrobalarëset e Nju-Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosën që 8 marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

You may also like ...