Pas një periudhe shkëputjeje, Greta Koçi është rikthyer përballë publikut shqiptar përmes “Në kurthin e Piter Panit”, ku i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve të këndshëm kureshtarë të këtij formati, por edhe vetë moderatores së njohur, Alketa Vejsiu.
Këngëtarja ka folur për herë të parë për martesën e saj, duke treguar më shumë detaje rreth partnerit dhe marrëdhënies së tyre. Ajo tregoi se është martuar prej 4 vjetësh, por nuk ka bërë dasëm. Sa për të shoqin, është shqiptar nga veriu i vendit dhe tani jetojnë së bashku në Amsterdam.
“Kam 4 vjet që jam martuar, por nuk kam bërë dasëm. Ai është shqiptar dhe tani ne jetojmë në Amsterdam.
Ai është inxhinier softuerik, komplet fusha të ndryshme; mundohet të më shoqërojë mua gjatë koncerteve por jemi të dy shumë të zënë, gjejmë të mesmen e artë për të kaluar kohë me njeri-tjetrin.
Jemi si shokë, e mbështesim njeri-tjetrin.”- u shpreh artistja për “Në kurthin e Piter Pan”.
- Khloe Kardashian flet njëherë e mirë për ribashkimin me Tristan Thompson
- Marrëdhënia me Amosin, Dea Mishel flet për herë të parë!