Met Gala është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të modës, që këtë të hënë më 1 maj mbajti edicionin e 75-të. “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty” ishte tema e këtij viti, dedikuar karrierës së stilistit të njohur i cili u nda na jeta në moshën 86 vjeçare në vitin 2019. Tema e këtij viti inkurajoi të ftuarit të vishen për nder të Lagerfeld, në mbështetje të karrierës së stilistit të ndjerë në modë.
Për javë të tëra, njerëzit kanë diskutuar se si do të interpretohej tema e Met Gala e këtij viti nga të ftuarit, duke pasur parasysh fokusin e saj vetëm në punën e Karl Lagerfeld. Kishte shumë Chanel arkivore, si fustani i nusërisë me kapuç i vitit 1988 i veshur fillimisht nga Ines de la Fressange, të cilin mikja e ngushtë e Lagerfeld dhe bashkë-prezantuesja e gala-s, Penélope Cruz mori vëmendjen e të pranishmëve. Nicole Kidman iu referua vetes së saj, në një fustan që ajo kishte veshur për një reklamë Chanel No. 5 në vitin 2007.
Të tjerë, si Letitia Wright dhe Glenn Close, i bënë homazhe uniformës së famshme të stilistit, ndërsa Rihanna e Dua Lipa nuk lanë askënd indiferent me paraqitjet e tyre.
Por cilët janë yjet e famshëm që u cilësuan si të veshurit më mirë nga editorët e modës?! Më poshtë gjeni 20 personazhet e famshëm të veshur më mirë në Met Gala të këtij viti.
- Olta Gixhari dhe Kiara Tito shfaqen krah njëra-tjetrës
- Ju njohim me disa nga veshjet më të këqija të Met Gala 2023!