Header

13-vjeçarja me autizëm i bie pianos gjatë koncertit të kurorëzimit, preket Mbreti Karl

Një pianiste e verbër 13-vjeçare me autizëm mahniti familjen mbretërore dhe fansat e tyre në Londër të dielën e kaluar në koncertin për nder të Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla.

Ajo luajti Preludin e Bach në C Major në piano dhe u adhurua nga më shumë se 20,000 njerëz që u mblodhën në Windsor së bashku me Mbretin Charles, Mbretëreshën Camilla dhe pjesën tjetër të familjes për koncertin.

Në fakt, sipas DailyMail, çifti i ri mbretëror i Britanisë ka mbetur pa fjalë nga performanca e 13-vjeçares Lucy Illingworth.

Talenti i 13-vjeçares ka qenë prej kohësh i njohur në Britani që kur ajo ishte fituesja e madhe e spektaklit të Channel 4 ‘The Piano’, i cili e bëri të njohur në mesin e pianistëve të tjerë amatorë. Nëna e saj ishte pranë saj gjatë gjithë paraqitjes së saj dhe dukej krenare për vajzën e saj.

Lucy Illingworth është e verbër që nga lindja pasi ka lindur me tumore kancerogjene në sytë e saj, ka autizëm dhe nuk mund të flasë por talenti i saj në piano është i pamohueshëm, të cilin e demonstroi para mbi 20,000 njerëzve.

You may also like ...