Header

Mijëra orë pune për varësen që Dua vendosi në Grammy, shifra e saj është marramendëse!

Ikona e popit, Dua Lipa u klasifikua si një ndër të veshurat më mirë në tapetin e kuq të “Grammy Awards” ku shkëlqeu në një fustan argjendi nga Courrèges.

Ajo mori vëmendjen me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të Grammys e më pas me performancën elektrizuese në skenë, por sikur mos të mjaftonte vëmendjen e mori edhe varësja e Duas.

Një krjim artistik më vete, me dy peshq që ‘puthen’ në një safir. Varësja është nga kolesioni Tiffany High Jewelry Pisces.

Marka e famshme shpjegon se safiri i papërpunuar është mbi 23 karatë. Janë dashur 1017 orë për punimin e varëses me platin dhe ar 18 karatë. Varësja përmban safirë shumë të rrallë si Umba dhe padparadscha. Veç tyre, varësja përmban edhe safirë portokalli, rubelitë dhe diamante. Ekspertët e vlerësojnë këtë varëse të paktën 10 milionë dollarë.

Dua Lipa Embodies Rock 'n' Roll Glamour in a Chainmail Gown at the 2024 Grammys

You may also like ...