Bruna Biancardi ka konfirmuar ndarjen nga futbollisti i njohur Neymar me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
“Është një çështje e veçantë, por duke qenë se jam e lidhur me lajme, thashetheme dhe batuta përditë, dua t’ju bëj me dije se nuk kam asnjë lidhje me askënd. Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja e lidhjes sonë. Shpresoj që të mos më lidhni më me lajmet e shpeshta. Faleminderit shumë”, ka shkuar ajo.
Kjo ndarje vjen pak javë pasi ata u bënë prindër të vajzës së tyre. Por ‘tradhtitë’ e shumta nga ana e Neymar, për të cilat është përfolur shumë edhe në media, kanë bërë që bruna t’i japë fund lidhjes së tyre.
Kujtojmë që ata filluan të takoheshin në prill të vitit 2022, ndërkohë që një vit më pas njoftuan se do të bëheshin prindër. Ndërkohë më 6 tetor, të dy ndanë lajmin se Mavie kishte lindur, duke postuar disa foto të të porsalindurit.
- Jada Pinkett Smith zbulon të ardhmen e martesës së saj dhe Will Smith
- Vlera neto e Taylor Swift pas “Eras Tour”: Sa e pasur do të jetë këngëtarja në 2024?