Header

Dedikim për Brad Pitt? Zbulohet kuptimi i tatuazhit të Angelina Jolie

Tatuazhet e reja të Angelina Jolie bënë lëmsh rrjetin pasi fansat spekuluan për një dedikim ndaj Brad Pitt. Por së fundmi, tatuazhet e aktores janë zbuluar dhe nuk është ajo çfarë spekuluan fillimisht fansat.

Aktorja vizitoi artistin e njohur të tatuazheve z. K për të bërë dy tatuazhe të vogla në pjesën e brendshme të gishtave të mesëm. Z. K, i cili punon në studion e New Yourk-ut, Bang Bang, postoi një foto të duarve  të Jolie, duke mjegulluar bojën e re. Ndërsa disa mendonin se tatuazhet ishin imazhet aktuale të paqarta, z. K shkroi, “Djema, foto është edituar për të mbuluar tatuazhin”.

Fansat gjithashtu filluan menjëherë të spekulonin se tattoo ishte një mesazh agresiv për ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, por zoti K hyri shpejt në seksionin e komenteve për t’u sqaruar. “Nuk ka asnjë lidhje me Brad Pitt”, ka shkruar artisti, duke premtuar se do të postojë tatuazhet aktuale “shumë shpejt”.

Artisti i famshëm i tatuazheve më pas shkoi në faqen e tij, për të ndarë një tjetër imazh të bojës dhe për të ofruar një shpjegim të plotë të artit më të fundit të Jolie. “Së pari, më vjen keq për të gjitha spekulimet e këqija dhe sinqerisht i kërkoj falje @angelinajolie për stresin që mund t’i shkaktoi. Ky tatuazh përfaqëson dy kamë në mënyrë gjeometrike abstrakte/asgjë që lidhet me fenë apo kryqin #angelinajolie #mrktattoo,” shkroi ai, duke i dhënë fund çdo spekulimi pas kuptimit të tatuazheve

You may also like ...