Header

Trendi “Barbie” shkon në tjetër nivel: arkivole rozë!

Filmi i ri “Barbie” ka pushtuar botën që kur u shfaq në 20 korrik. Ai i tejkaloi të gjitha pritshmëritë, duke thyer rekorde për filmin më të suksesshëm komercial nga një regjisore femër, duke sjellë më shumë se 356 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së hapjes dhe 50 milionë të tjera në arkë të hënën dhe të martën.

Me publikimin e filmit të shumëpërfolur “Barbie”, trendi i ngjyrës rozë ka pushtuar botën.

Do t’ju duket çmenduri, por së fundmi edhe shtëpitë funerale tani po ofrojnë arkivole në këtë ngjyrë.

New York Post raporton se shërbimet funerale po ofrojnë arkivole rozë për fansat që shpresojnë ta çojnë në varr dashurinë e tyre për kukullën.

Këto arkivole janë ofruar nga shtëpitë funerale në Meksikë, El Salvador dhe në të gjithë Amerikën Latine për rreth një vit, por popullariteti i tyre është rritur që nga publikimi i suksesshëm i “Barbie” në kinema.

You may also like ...