Aktorja indiane Priyanka Chopra ka pranuar se kirurgjia plastike e gabuar e ka bërë të kalojë “fazën e errët”.
Chopra ka pohuar se nuk kishte bërë një operacion plastik, por thjesht do të hiqte një polip në hundë. Në momentin që ka hequr fashot pas operacionit, ajo dhe nëna e saj ishin tmerruar.
Procedura e bëri fytyrën e aktores të dukej “krejtësisht ndryshe” dhe ajo hyri në një “depresion të thellë”. Përveç efekteve që pati rinoplastika në pamjen e saj fizike dhe mendimet e brendshme, ajo ndikoi edhe në jetesën e saj. Fituesja e konkursit “Miss World 2000” tha se u pushua nga tre filma të ndryshëm pas operacionit plastik dhe besonte se karriera e saj e aktrimit kishte “mbaruar përpara se të fillonte”.
Chopra shtoi se ajo nuk donte as të dilte nga shtëpia e saj, por babai i saj i ndjerë, i cili ishte mjek, e inkurajoi të hynte “përsëri në thikë” për të bërë një operacion korrigjues. “Unë u tmerrova nga kjo, por ai tha: ‘unë do të jem aty në dhomë me ty. Më mbajti dorën dhe më ndihmoi të rindërtoj besimin tim”, tha Prianka më tej.
Priyanka shtoi se regjisori i filmit Bollywood, Anil Sharma gjithashtu e ndihmoi atë të kthehej në rrugën e duhur duke i ofruar asaj një rol dytësor në një film – edhe pse ajo supozohej të luante “rolin kryesor”.
Megjithatë, Chopra tregoi gjithashtu se si ka ndryshuar perspektivën e saj. “Tani kur shikoj në pasqyrë, nuk habitem më; Unë kam bërë paqe me këtë”- tha ajo.
- Festa e beqarisë së Luizit, provokohet nga balerinat! Reagon Kiara: Më fusni në shtëpi, tani!
- Robert Aliaj: Ja përse i lyej thonjtë!