Në qendër të Tokios u zhvillua këtë javë Kampionati i parë Botëror të Spogomit. Spogomi është një sport i ri që përbëhet nga fjalët “sport” dhe “gomi” që në japonisht do të thotë mbeturina apo plehra. Spogomi mund të përkthehet si “garë për mbledhje mbeturinash”.
Ekipe të përbërë prej tre vetësh garojnë kundër njëri-tjetrit për të gjetur dhe seleksionuar sa më shumë mbeturina që të jetë e mundur për një periudhë kohe të paracaktuar. Fituesit shpallen sipas një sistemi pikësh të bazuar në llojet e mbeturinave.
Fitues i Kampionatit Botëror të Spogomit 2023 u shpall ekipi nga Pakistani.
Lëvizje masive
Në Japoni Spogomi është shndërruar në një lëvizje masive. Sipas Fondacionit Nippon, organizata më e madhe jofitimprurëse e Japonisë, që e promovon zyrtarisht këtë sport që nga viti 2019, në konkurset e ndryshme deri tani kanë marrë pjesë 150,000 vetë.
Sidomos shkollat ofrojnë Spogomin si aktivitet jashtëshkollor pasditeve. Në fillim të vitit ky sport u bë i njohur edhe jashtë Japonisë dhe që atëhere në garat e Spogomit kanë marrë pjesë “sportistë” nga mjaft vende të tjera duke grumbulluar dhe seleksionuar plehra. Në Kampionatin e parë Botëror të Spogomit ishin të përfaqësuara të gjitha kontinentet me ekipe nga Australia e Filipinet e deri nga Maroku, Gjermania dhe SHBA-ja./DW
- Jamie Fox në telashe, akuzohet për ngacmim seksual
- Ky qytet evropian është shpallur “kryeqyteti i festave”!