Fotot e opinionistes së BBV e rrethuar nga policët në qendër të Tiranës kanë bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme.
Lartë e poshtë u tha se opninionistja ishte sulmuar dhe i kishin thyer xhamat e makinës. Po ashtu në rrjet kanë qarkulluar informacione se ky sulm ka ardhur nga fansat e spektaklit, pas spektaklit të mbrëmshëm.
Zhaklin Lekatari është shprehur për BW se nuk është e vërtetë që i kanë thyer xhamat e makinës, por se ka pasur një tjetër problem për të cilin i është dashur ndërhyrja e policisë.
Kohët e fundit opinionistja është vënë disa herë në qendër të “sulmeve” online, ofendimeve apo mesazheve denigruese, për shkak të rolit të saj në “Big Brother VIP”, nga të afërm apo fansa të banorëve të shtëpisë.
- Deklaratat e Luizit për Efin, reagon edhe Bora Zemani: Nuk është turp të njihesh në “Për’puthen”
- Koleksioni i një legjende/ Sendet personale të yllit të “Queen”, Freddie Mercury, në ankand