Header

Zhaklin Lekatari reagon mbi përplasjen e Luizit dhe Kiarës me Ronaldon

Kur i gjithë rrjeti po diskuton mbi përplasjen e Kiarës dhe Luizit me Ronaldon, Zhaklin Lekatari ka mbajtur anën e këtij të fundit.

Pa komentuar situatën, ajo ka shkruar në Instagram vetëm: “Mirëmëngjes vetëm Ronaldo Sharkës”.

E gjitha nisi nga një deklaratë e këtij të fundit në puntatën e parë të transmetuar ditën e djeshme të “Kepi i VIP-ave”, ku u shpreh se duhet t’i falej atij moderimi i emisionit, duke u shprehur se Kiara po prezanton vetëm falë Luizit.

Kështu, mëngjesin e sotëm Luizi reagoi në Instagramin e tij, duke thënë se do t’ia kthente të gjithëve përgjigjen që meritojnë po të kishte qenë pranë partneres së tij gjatë xhirimeve. Por, nuk e la me kaq. Përmes një postimi tjetër, ai i thotë Ronaldos (duke mos i përmendur emrin) që të shkojë e të marrë 5 mijë eurot, meqënëse do mbetet pa punë.

Edhe vetë Kiara i është përgjigjur Ronaldos nëpërmjet një story. “Dikur lyenin flokët si ai, sot e nxorrën kokën. Koka bën, koka pëson.”- ka shkruar ajo.

Sikur mos të mjaftonte kjo, Luizi ka komentuar edhe në një postim, ku ishte deklarata e Ronaldos.

Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o butterfly. Jo të gjitha bëhen për followes, ka një limit”, ka shkruar Ejlli.

You may also like ...