Ndarja e Rauw Alejandro dhe Rosalía shokoi jo pak botën e muzikës.
Në dukje ata ishin çift perfekt prandaj ndarja e tyre ishte e papritur për fansat të cilët nisën të ngrinin pikëpyetje lidhur me shkaqet e saj.
Vetë ata sqaruan në rrjetet sociale se nuk ishte tradhtia ajo që shkaktoi ndarjen e tyre.
Megjithatë, një mik i këngëtarit ka ndarë më shumë detaje rreth marrëdhënies së ish-çiftit.
Ai pretendon se ekipi menaxhuesi i Rosalía-s mendonte se Rauw po e linte pas këngëtaren sa i përket suksesit, pasi artisti synonte të bënte një hap drejt Hollivudit.
Ndër të tjera ai thekson se ai shihej nga ekipi i saj si pengëse në karrierën e saj. Media spanjolle “Marca” shkruan se ishte këngëtarja ajo që vendosi t’i jepte fund romancës mes tyre.
- Deklarata bombë e modeles braziliane: Neymar ka kryer marrëdhënie me një burrë
- “Sapo kalova një ndarje…”/ Bebe Rexha shpërthen në lot në mes të skenës