Header

Ylli i “Oppenheimer” jeton i izoluar: Nuk ka internet në shtëpi dhe nuk përdor celular

Ylli i filmit Oppenheimer dhe njëherësh aktori më i njohur i ditëve të some, Cillian Murphy jeton një jetë të izoluar dhe nuk i pëlqen teknologjia.

Ai jeton në zonën Monkstown të Dublinit, Irlandë me gruan e tij Yvonne McGuinness, me të cilën është martuar që nga viti 2004, shkruan IrishMirror. Dyshja kanë dy fëmijë së bashku, Malachyn dhe Aranin. Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk ka internet, për të cilën Cillian shpenzoi 1.7 milion euro.

Murphy i shmanget përdorimit të teknologjisë në shtëpinë e tij, pa telefon si dhe pa internet.

Producentja e filmit Oppenheimer, Emma Thomas e cila gjithashtu është gruaja e regjisorit Christopher Nolan tregoi për periudhën kur tentoi ta telefononte Murphyn në shtëpi për t’i treguar se e kishte fituar rolin kryesor në film.

Filmi i Christopher Nolan, Oppenheimer që ngërthen ngjarjen e ndërtimit të bombës së parë bërthamore në botë është i nominuar në një sërë kategorish për Oscars këtë vit, përfshirë edhe në kategorinë kryesore.

Aktori Cillian Murphy që portretizon rolin e kreut të Projektit Manhattan, Robert Oppenheimer, është gjithashtu i nominuar në kategorinë “Aktori më i mirë”. Ky do të ishte një sukses padyshim i madh për Murphyn nëse do ta arrinte të fitonte këtë çmim në Oscars.

Aktori irlandez, është aktori më i përfolur i ditëve të sotme dhe famën e tij kulminante e kishte arritur edhe në serinë Peaky Blinders, në rolin e Thomas Shelby.

You may also like ...