Header

Ylli i “Friends” bën dedikimin prekës për Matthew

Dhimbja për humbjen e aktorit Matthew Perry për “Friends” qenka e vështirë të kalojë. Matt LeBlanc është anëtari i parë i kastit që ka reaguar përmes ??një deklarate individuale për vdekjen e aktorit Perry.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, LeBlanc ka nderuar mikun e tij në “Friends” dhe në jetën reale me një mesazh prekës.

“Matthew

Me zemër të thyer të them lamtumirë. Kohët që kemi kaluar së bashku janë sinqerisht ndër kohët e preferuara të jetës sime.

Ishte nder të ndaja skenën me ty dhe të të quaja miku im. Unë gjithmonë do të buzëqesh kur të mendoj për ty dhe nuk do të të harroj kurrë, kurrë. Hapi krahët dhe fluturo vëlla, më në fund je i lirë. Shume dashuri.

Dhe mendoj se po mban ende 20 dollarët që më ke borxh”, shkruan aktori.

 

You may also like ...