Vijon vala e të nxehtit afrikan/ Temperatura mbi 40 gradë Celsius, parashikimi i motit gjatë fundjavës
Territori shqiptar gjatë kësaj jave do të jetë nën zotërimin e valëve të të nxehtit afrikan të cilët janë future që ditën e djeshme, duke bërë që termometri sot të ngjitet në vlerën 39 gradë Celsius në zonat e izoluara.
Megjithatë pasditja do të sjellë vranësira të shpeshta në territor, nuk do të mungojnë as reshjet e shiut, edhe pse të izoluara. Fundjava, e shtuna dhe e diela do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe temperature deri në 40 gradë Celsius ditën e shtunë, dhe mbi 40 gradë ditën e diel.
Qarqet që do të regjistrojnë temperaturat më të larta do të jenë Shkodra, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati.
Për sa i përket vijës bregdetare do të kemi temperature deri në 36 gradë apo 37 gradë Celsius. Ndërkohë zonat malore, Kukësi dhe Hasi do të regjistrojë 36 gradë Celsius dhe 33-34 gradë do të jenë temperaturat në zonën e juglindjes.
- Fansat habiten nga ngjashmëria e Lady Gaga dhe Ava Max
- Pas Instagramit, Turqia ndalon edhe lojërat online