Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i befasoi të gjithë kur kërceu nën ritmet e Michael Jackson, gjatë një darke me shtypin e huaj.
Mbrëmja, e organizuar në një hotel në Romë, ndryshoi tërësisht kur në sfond u vendos kënga ikonike e yllit pop, “Billie Jean” dhe Meloni nisi të kërcente. Madje, kryeministrja rrëfeu pasionin për prodhimet muzikore të Jackson.
“Asnjë nga ëndrrat e mia nuk është realizuar, do të kisha dashur të isha këngëtare, por nuk kam vesh muzike. Do të kisha dashur të luaja në ekipin kombëtar të volejbollit, por unë jam e shkurtër, do të kisha dashur të takohesha me Michael Jackson, por ai vdiq shumë shpejt. Mes këtyre ëndrrave, nuk ishte ajo e të qenit kryeministër”, u shpreh Meloni.
“Michael Jackson më mësoi anglisht, sepse doja të kuptoja se çfarë thoshin këngët e tij”, rrëfeu Meloni ndër të tjera për gazetarët.
- Gjermania pa mjete transporti, punëtorët nisin grevën
- Nga çmimet tek muzetë magjepsës, “The Sun” fton britanikët të vizitojnë Tiranën