Header

Vetëm pak ditë pas instalimit, hiqet tabela e kompanisë së Elon Musk

Elon Musk vendosi një logo të madhe “X” në çatinë e selisë së kompanisë në San Francisko të premten, si pjesë të ‘restaurimit’.

Zyrtarët e qytetit tani po hetojnë nëse kishte lejen e nevojshme për të instaluar logon, sipas The Associated Press.

Elon Musk's 'X' sign removed from San Francisco headquarters after  complaints from city officials and neighbors about its blinding lights:  report

Pak ditë pas instalimit, tabela vezulluese “X” është hequr nga zyrat qendrore në San Francisko. Kompania e Elon Musk, që më parë njihej si Twitter u detyrua që të hqite simbolin e saj të ri pas ankesave të banorëve dhe një paralajmërimi se nuk kishte leje.

Vetëm gjatë fundjavës që u vendos shenja, u regjistruan 24 ankesa nga banorët që thoshin se dritat e tabelës ishin verbuese gjatë natës. Banorët regjistronin video ku drita e tabelës shkëlqente apo pulsonte ku shpreheshin se i shqetësonte.

Të tjerë kishin shqetësime për sigurinë sepse tabela nuk u dukej e vendosur mirë.

Sipas X, heqja e tabelës ishte me vullnet të lirë.

You may also like ...