Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj do të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e tyre me një ceremoni private në Toskana Itali.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë çifti i njohur, pak kohë më parë ku zbuluan edhe datën e martesës, 17 qershor.
Ndërkohë që vetëm pak ditë i ndajnë nga një moment shumë i rëndësishëm për marrëdhënien e tyre, çifti duket se ka filluar me përgatitjet e dasmës, kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj.
Por së fundmi Arbana dhe Eduarti ndodhen në Tiranë, nga ku moderatorja ka ndarë një video nga rrugët e kryeqytetit ku Eduarti ja ka marrë këngës me çifteli.
“Mirë, por sikur jemi pak herët me ahengun”, shkruan Arbana.
Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ajo e Arbanës dhe Eduartit pritët të bëjë bashkë shumë personazhe të njohur të showbizit dhe ekranit shqiptar.
https://youtu.be/58YHlgMAfk0
- Kim Kardashian flet për romancën me të dashurin e ri misterioz
- Venera & Lindi e konfirmojnë, do të martohen këtë vjeshtë