Ditën e sotme, policia bën me dije se cilido që ka nevojë të lëviyë me mjet më parë duhet të deklarojë online lëvizjen dhe kohëzgjatjen.
Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00, që duan kryesisht të lëvizin për në punë!
Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, ju lutemi të plotësoni formën në linkun e mëposhtëm:
“Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!
Hapat që duhen ndjekur për plotësimin e formularit:
Linku me formularin e vetëdeklarimit është i publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në këtë link: https://www.asp.gov.al/covid-19-vetedeklaro-levizjen-me-automjet/.
Klikohet mbi linkun: “Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!, plotësohet formulari i vetëdeklarimit dhe në fund të formularit klikohet butoni “SUBMIT”.
Pas këtij veprimi do ju shfaqet konfirmimi dhe formulari i plotësuar i dërgohet qytetarit qe e ka plotësuar, në adresën e email-it të deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.
Formularin që do t’ju vijë në email, printojeni dhe vendoseni mbi kroskotin e makinës, te xhami i parë për t’ia treguar punonjësve të Policisë.
Kujdes, ky link është vetëm për ata që duan të shkojnë në punë dhe vetëm për oraret e lejuara të bëra publike 06:00 deri 08:00 të mëngjesit dhe 16:00 deri në 17:00 të pasdites.