Doktori kinez i cili ishte i pari që paralajmëroi vendin për koronavirusin, vdiq mbrëmë.
Li Wenling, 34 vjeç ndërroi jetë pikërisht nga kjo sëmundje që ka goditur Kinën.
Më 30 Dhjetor, Li Wenliang hodhi një ‘bombë’ në grupin e chat-it të shkollës së tij mjekësore, ku tha se 7 pacientë nga një treg lokal ushqim deti ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS.
Nëpërmjet një videomesazhi në rrjet, ai paralajmëroi përhapjen e një epidemie, një thirrje kjo që nuk u dëgjua.
Li shpjegoi se, sipas një testi që ai kishte parë, sëmundja ishte koronavirus një familje e madhe e viruseve që përfshin sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes.
Menjëherë pasi ai postoi mesazhin, Li u akuzua për shpifje nga policia e Wuhan. Deri tani virusi ka marrë të paktën 425 jetë dhe ka sëmurë më shumë se 20,000 njerëz globalisht, përfshirë Li.