Vanessa Hudgens është bërë nënë për herë të parë me bashkëshortin e saj, lojtarin e MLB, Cole Tucker.
Ylli i High School Musical, 35 vjeç, nuk e ka zbuluar ende datën e lindjes, seksin apo emrin e të porsalindurit, por familja, tashmë me tre anëtarë, u pa duke u larguar nga një spital në Santa Monica më 3 korrik, që ishte edhe ditëlindja e 28-të e Tucker.
Ajo ndau një postim vlerësimi për burrin e saj me këtë rast.
“Gëzuar ditëlindjen në copëzës sime të parajsës”, e ka mbishkruar ajo postimin, ku shfaqen fotot e çiftit dhe qenit të tyre. “Ti e bën botën një vend më të ndritshëm vetëm duke qenë ti.”
Hudgens u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur në Oscar 2024, në mars, me një fustan të zi të gjatë.
Hudgens dhe Tucker u kurorëzuan me një dasmë në xhungël në Tulum, Meksikë.
- Fotot e fundit të JLo duken si një konfirmim i ndarjes nga Ben Affleck
- Vajza e presidentit “trazon” rrjetin, poston foto duke puthur një grua