Header

Vanessa Bryant përloti botën me fjalimin e saj

Homazhet publike për humbjen e Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna janë mbajtur mbrëmë në “Staples Center” në Los Angeles.

Momenti kulminant i eventit ishte fjalimi i Vanessa Bryant. Bashkëshortja e basketbollistit përloti qindra njerëz teksa kujtonte me dhimbjen vajzën dhe partnerin e saj.
“Zoti vendosi që ne të mos jemi në këtë botë së bashku. Zemër, kujdesu për Gigi-n tonë dhe unë do të kujdesem për Nani-n, Bibi-n dhe Coco-n. Ne vazhdojmë të jemi skuadra më e mirë. Ju duam dhe na mungoni ti dhe Gigi. U prehshit të dy në paqe dhe kënaquni në parajsë, derisa të takohemi sërish një ditë. Ju duam të dyve dhe do të na mungoni përgjithmonë. Mami.”- tha ndër të tjera Vanessa me lot në sy.

Ajo tregoi sa shumë i mungon partneri dhe e bija, si dhe planet që kishin për t’u plakur bashkë.

Vajzat e saj s’do të mund të shoqërohen nga i ati në altar dhe Gianna s’mundi të bëhet kurrë nënë, megjithatë Vanessa po përpiqet të qëndrojë e fortë në mes të kësaj fatkeqësie kaq të madhe.

Publiku u përlot nga fjalimi i saj i gjatë dhe zemra na u nda në mijëra copa!

Në ceremoni mori pjesë edhe këngëtarja me famë botërore, Beyonce, e cila performoi disa prej baladave të saj më të ndjera.

You may also like ...