E bija e Donald Trump, Ivanka ka vendosur që këtë vit një pjesë të pushimeve të saj t’i kalojë në Shqipëri. Vajza e ish-presidenti amerikan nuk ndalon së reklamuari bukuritë natyrore të Shqipërisë.
Vetë Ivanka ka publikuar në Instagram disa foto të ndryshme piktoreske nga brigjet shqiptare. Në një prej tyre ajo shkruan “E bukura Shqipëri” me një emoji me sytë me zemra.
Prej më shumë se një jave tashmë ajo ka tërhequr vëmendjen e pushuesve në Vlorë edhe me jahtin e saj të madh luksoz ku ndodhet së bashku me bashkëshortin Jared Kushner dhe tre fëmijët.
Kjo nuk është hera e parë që Ivanka vjen në vendin tonë, ndërsa ka foto nga viti 2021, ku ajo viziton Butrintin. Këtë vit destinacioni kryesor për vajzën e ish-presidentit duket se është Vlora, me të cilën ajo ka rënë në dashuri.
- “E kam vuajtur humbjen për një kohë të gjatë”, Lady Gaga vajton për mikun e saj, Tony Bennet
- Jay-Z dëshiron të blejë Tottenham! Reperi është gati të shpenzojë 2 miliardë paund