Header

Vajza boshnjake krijon ‘Barbie folklorike’, njihuni me koleksionin e saj me kukulla të rralla

Një vajzë boshnjake po krijon një koleksion me kostume tradicionale ballkanike me shami koke dhe përparëse dekorative për kukullat ‘Barbie’, duke shpresuar të ngjallë interes për folklorin ballkanik ndërsa filmi i ri “Barbie” po bën namin në mbarë botën.

Duke shfrytëzuar jehonën e filmit “Barbie” që ka pushtuar kinematë botërore, 11-vjeçarja shpreson të tërheqë vëmendjen tek versioni folklorik i kukullës ikonë.

11-vjeçarja Esma Gljiva nga Sarajeva e filloi projektin e saj më shumë se një muaj më parë, pasi kishte parë disa kukulla me një cilësi të dobët në një dyqan suveniresh.

Bosnian girl creates 'folklore Barbie' as film wins doll new fans worldwide - CNA

“Këto ishin disa kukulla plastike të veshura me kostume folklorike, ato nuk ishin as kukulla të vërteta, ato nuk ishin të veshura fare siç duhet”, tha Esma për ‘Reuters’ duke treguar kukulla të reja nga koleksioni i saj. “Jam përpjekur ta bëj në një mënyrë më të mirë dhe mendoj se ia kam dalë”, tha ajo.

Esma nuk e ka parë ende filmin ‘Barbie’, por miqtë dhe familja e saj thonë se ajo mishëron frymën e pavarësisë dhe sipërmarrjes femërore që dominon filmin. E rritur në një familje kërcimtarësh amatorë të folklorit, Esma ka mësuar shumë për traditat multifetare të Bosnjës dhe është vetë anëtare e një grupi folklorik vendas.

Kukullat shfaqen të veshura me kostumet tradicionale folklorike të Bosnjës.

Reuters on Twitter: "A Bosnian girl is making traditional Balkan costumes with headdresses and decorative aprons for Barbie dolls. Esma Gljiva, 11, from Sarajevo, started her project more than a month ago

E rritur në një familje kërcimtarësh të folklorit, Esma ka mësuar shumë për traditat multifetare të Bosnjës dhe është vetë anëtare e një grupi folklorik vendas.

Ajo thotë se do t’i emërtonte kukullat e saj “kukullat Barbie boshnjake” dhe po planifikon kostume për një Ken folklorik boshnjak.

Esma merr porosi për kukullat e saj çdo ditë dhe i ka dërguar në Bullgari, Çeki, Turkmenistan, Norvegji, Britani dhe shumë vende të tjera.

You may also like ...