Java e ardhshme vjen me lajme të mira. Sikundër edhe kishte paralajmëruar kryeministri, e hëna do të sjellë lehtësime me pikatore të masave të ndalimit.
Duke nisur nga e hëna, Rama njofton se do të zgjerohet fasha orare e shërbimeve ushqimore, farmaceutike dhe bankare, deri në orën 17.30.
Zgjerimin e fashës ai e argumenton me këto arsye.
“Në kushtet kur kurba e infeksionit është më e ulët se pritshmëria jonë më optimiste, si rezultat i masave të forta që kemi marrë në kohën e duhur dhe rezistencës fantastike të popullit në unitet me shtetin;
Në kushtet kur mund të shohim me optimizëm të arsyeshëm fundin e muajit maj si një dalje nga kjo fazë e parë përballjeje të gjithanshme me armikun e padukshëm, ku një pjesë e madhe e aktivitetin ekonomik mund të rikthehet në një normalitet të ri dhe shumë kush mund të rikthehet në punë, me rregulla të mirëpërcaktuar natyrisht;
Në kushtet kur duhet të përballojmë dyzet ditë shumë të rëndësishme, për fitoren e kësaj faze vendimtare të rezistencës sonë të përbashkët, duke u hapur me kujdesin më të madh e me disa hapa shumë të matur, duke vendosur njëkohësisht masa të rrepta penale për shkelësit, që të blindojmë rezultatet e arritura me sakrificë ditë pas dite dhe të mbajmë mbyllur çdo shteg rikthimi të armikut”.
Po kështu brenda javës së ardhshme (nëse kurba e infeksionit do të qëndrojë në trendin aktual), Qeveria do të zgjerojë mundësinë e lëvizjes me automjet privat të atyre që punojnë në hapësirën e lejuar të aktivitetit ekonomik.
Javën që vjen do të miratohen në parlament ndryshimet në kodin penal / rrugor për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme të epidemisë si dhe do të përgatitet rregullorja e standardeve bazë të sigurisë për njësitë ekonomike të shërbimit që do të hapen në javët e mëtejshme.
Shefi i qeverisë thotë se do të publikojë fillimjavën e ardhshme, paketën e zgjeruar të mbështetjes financiare, për të lehtësuar drejtëpërdrejtë:
1) bizneset e vogla që edhe pse nuk u mbyllën gjatë kësaj periudhe, u goditën ndjeshëm në xhiron e tyre si pasojë e luftës, si për shembull agjenci turistike, rrobaqep?si e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar, etj., përfshirë edhe shoferët e taksive e të linjave të transportit urban e punonjësit e tyre…
2) punonjësit e bizneseve të mëdha, që bazuar në listë-pagesat e fundit të ditës së djeshme, figurojnë të goditur nga lufta në vendin e tyre të punës, të cilëve do t’u sigurojmë mjetet e nevojshme financiare të rezistencës për dyzetë ditët vendimtare në vijim – duke mbajtur parasysh se një pjesë e madhe e tyre mund të rikthehen në punë deri në fund të majit dhe se paketa mund të rizgjerohet, sipas dinamikës e nevojave të luftës në 10 ditëshin e fundit të muajit maj
3) sektorët e turizmit e të industrisë fason dhe njësitë prodhuese në tërësi.
- Vijon ulja e kurbës: Sot vetëm 7 raste të reja
- FMN paralajmëron krizën më të thellë që nga vitet ’30